Bashke

Taravari: Kryetari i FFM-së blen vota në Kërçovë!

🚨Dje në Çashkë u ndalua nga policia një grup që po blinte vota për BDI-në. Fatkeqësisht pjesë e grupit ishte edhe një klerik fetar, gjë që tregon se në ç’masë po i degjeneron edhe institucionet religjioze BDI-ja.

🚨Sot në Ohër janë shoqëruar në polici katër persona, dhe dy të tjerëve u janë marrë telefonat nga prokuroria, për shkak se janë kapur duke blerë vota. Të gjithë të BDI-së.

🚨Në komunën e Çairit sot pati tentativë për të vjedhur materialet votuese, që për fat të mirë u ndalua nga policia.

🚨Po sot u lajmërua edhe skandali i radhës, kryetari i Federatës së Futbollit duke blerë vota në Kërçovë. Turp dhe faqja e zezë.

🚔Bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të dënojnë ashpër ata që blejnë dhe vjedhin vota. Le ta dinë të gjithë, kush e prek vullnetin e lirë të qytetarëve, do të shkojë në burg. Ndryshimi nuk do të ndalet.

‼️Por një gjë dua të theksoj. Nuk është aspak gjë e re që ata po përpiqen të blejnë e të vjedhin vota. Këtë e kanë bërë gjithmonë. Gjëja e re është kjo: kësaj radhe ata po ndalohen, po arrestohen, dhe të gjithë do të dënohen! ✅

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë