Bashke

Taravari: Ndryshimet që duhet të vijnë e dërgojnë përpara vendin, Osmani dhe BDI kopjojnë propozimet tona

Në debatin e parë zgjedhor të të gjithë kandidatëve për President, morri pjesë edhe Arben Taravari kandidat nga koalicioni VLEN. Ai vendoi theksin në ndryshimet Kushtetuese, heqjen e 20%, rritjen e pozitave politike për shqiptarët, si dhe pati replikë të fortë për Bujar Osmanit ndaj zgjedhjes së Presidentit në Kuvend.

“Maqedonie e Veriut është shtet multietnik. Ne duhet të njohim realitetin tonë. Më tregoni një shtet në botë, në të cilën përkufizimi i një gjuhe është përqindja e atij popull që flet at gjuhë. Në Kosovë është ndryshe, ja një shembull se si atje, nuk ka përkufizim të gjuhës që flet një popull, dhe gjuha serbe, ku dihet që serbet atje janë minoritet, është gjuhë shtetërore . Në Kushtetutën e 74, dukur gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare si gjuhët tjera. Ne duhet të japim ingerenca për ti dhënë më shumë pozita edhe të tjerëve. Andaj duhet të diskutojmë edhe për pozita të reja, por edhe për kushtetutë të re, si dhe ndryshime të tjera që ta dërgojmë përpara vendin.” – theksoi Arben Taravarin.

Gjithashtu Arben Taravari pyeti Bujar Osmanin: “Përse nuk ju kujtua më herët ideja për zgjedhje të Presidentit në Kuvend, por e bëtë atë, pasi kopjuat idenë tonë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë