Bashke

TDP refuzon mbajtjen e tubimit të Frontit Europian tek sheshi Skenderbeu, shkas heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu!

Shkup, 21 prill – Fronti Europian pjesë e të cilit është dhe partia turke TDP e Bejxhan Iljaz nuk ka pranuar që tubimi i sotëm të mbahet në sheshin Skenderbe në Shkup, kështu mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Edhe pse ndoshta ishte paralajmëruar, por tubimi i Frontit Europian sonte do të mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup me fillim në ora 20:00 edhe pse ishte paralajmëruar që të mbahet tek sheshi Skenderbe poashtu në Shkup.

Shkak i mospranimit të mbajtjes së tubimit qendror në sheshin Skenderbeu dhe kundërshtimi i TDP ka qenë pikërisht përmendorja e heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu të cilin shqiptarët e konsiderojnë hero derisa për turqit simbolizon si figurë tjetër për shkak se ka luftuar kundër tyre./zhurnal.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë