Bashke

Teknologjia e veshjes: Studiuesit kinezë nisin prodhimin e tekstileve inteligjente

Pavarësisht nëse është një bluzë që shfaq mesazhe ose tapet që e kupton se ku jeni duke qëndruar, e ardhmja e tekstileve inteligjente po avancon.

Tani studiuesit thonë se kanë krijuar fibra inteligjente që i bëjnë pikërisht ato gjëra dhe nuk kërkojnë asnjë paketë baterie.

Studiuesit në Kinë kanë njoftuar se kanë krijuar elektronikë të bazuar në fibra që shfrytëzon energjinë elektromagnetike në atmosferë.

Kjo bën që teknologjia elektronike fibër “të lidhet me trupin” e të mos ketë nevojë për çipa elektronik e as bateri për të funksionuar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Kur energjia elektromagnetike udhëton nëpër fibra, ajo shndërrohet në forma tjera energjie, duke përfshirë dritën e dukshme dhe valët e radios. Pra, përveç emetimit të dritës, fibra lëshon edhe sinjale elektrike kur takohet me një trup njerëzor”, tha Chengyi Hou, bashkëautori i hulumtimit të Universitetit Donghua, Shangai.

“Ne kemi arritur tashmë prodhimin masiv të këtij lloji të ri të elektronikës me fibra, kështu që hapi tjetër është ta aplikojmë atë në tekstile që përdorim çdo ditë si peshqirë dhe tapeta”, shtoi Hou.

Midis prototipeve të zhvilluara nga ekipi, është edhe një ekran prej pëlhure që mund të vishet i shoqëruar me një tastierë. Ekipi thotë se ky ekran mund të përdoret nga njerëz që kanë dëmtim të dëgjimit për t’i ndihmuar ata të komunikojnë me të tjerët.

Gjithashtu, ata kanë krijuar një tapet që shkëlqen i cili jo vetëm që ofron ndriçim gjatë natës, por transmeton edhe valë që mund të përdoren për të kontrolluar pajisje në shtëpi si drita.

Bëhet e ditur se fibrat përbëhen nga tre shtresa, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj djersës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë