Bashke

Tërmeti dridh Maqedoninë e Veriut tri herë brenda natës

Tre tërmete në rajonin e Prespës në më pak se një orë – Galiçica dridhet natën.

Një tërmet i dytë, këtë herë me magnitudë 3.1 gradë në orën 1 orë e 31 minuta është ndjerë në rajonin Prespë-Ohër, më pas në orën 01:33 minuta pasoi një tjetër me magnitudë 2.1 gradë sipas shkallës Rihter.

Më herët në të njëjtën zonë është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.7 ballë në orën 00:32.

Sipas informacioneve fillestare, epiqendra është në afërsi të fshatit Stenjë, i cili shtrihet përgjatë liqenit të Prespës në afërsi të Galicicës. /KlanMacedonia/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë