Bashke

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg nga një gjykatë në SHBA

Një gjykatë në Seattle dënoi Changpeng Zhao, themeluesin e Binance, këmbimores më të madhe në botë të kriptomonedhave, me katër muaj burg.

Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao është dënuar me katër muaj burg për shkelje të ligjeve ameirkane kundër pastrimit të parave, shkruan The Verge.

Prokurorët kërkuan tre vjet burg, dyfishin e udhëzimit të dënimit prej 18 muajsh, sepse “fusha dhe pasojat e sjelljes së keqe të Zhaos ishin masive”, shkruante në leximin e dënimit.

Avokatët e Zhaos, në memorandumin e tyre të dënimit, thanë se Zhao nuk meritonte burg, pasi “asnjë i pandehur në një çështje të ngjashme BSA [Akti i Sekretit Bankar] nuk është dënuar ndonjëherë me burgim”.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë