Bashke

U gjet me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane në Recklinghausen pasi në banesën e tij u gjetën rreth 600 rrënjë kanabisi.

Mësohet se policia ra në gjurmët e shqiptarit pasi fqinjët e tij kishin ndjerë aromën e bimëve narkotike dhe kishin njoftuar autoritetet.

Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.

Sakaq, mësohet se bimët ishin thuajse gati për korrje, ndërsa hetimet e mëtejshme vijojnë kundrejt shqiptarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë