Bashke

Valë e ftohtë po vjen në Maqedoninë e Veriut! Dëborë dhe temperatura nën zero

Një valë e të ftohtit pritet ta kaplojë Maqedoninë këtë fundjavë.

Të shtunën në male do të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në zonat më të ulëta do të bjerë shi. Të dielën pritet një masë më e ftohtë ajri, me erëra të forta veriore dhe reshje të dendura bore. Në disa vende do të formohet mbulesë bore, ndërsa në male trashësia e borës do të rritet ndjeshëm.

Ditën e hënë do të ketë reshje të herëpashershme të borës, e më pas do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të cilat si në mëngjes po ashtu edhe gjatë ditës, kudo do të jenë nën zero, transmeton TV21.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë