Bashke

Viber prezanton funksionin e ri

Viber “po përmirëson lojën e tij” me prezantimin e një përditësimi krejt të ri të një veçorie të rëndësishme: folderët e personalizuar të bisedave.

E krijuar në mënyrë specifike për ta bërë më të lehtë gjetjen e bisedave, kjo veçori po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e mbarë globit.

Fillimisht, përdoruesit e Viber do të jenë në gjendje të krijojnë deri në pesë folderë të personalizuar, shkruajnë mediat e huaja.

Këta pesë folderë mund të jenë të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe mund të përmbajnë biseda me miqtë, familjen, dhe kolegët.

Gjithashtu, bëhet e ditur se nuk ka asnjë kufizim për numrin e bisedave që mund të shtohen brenda një folderi.

Viber ka njoftuar se për të marrë funksionin e ri duhet të përditësoni pajisjien tuaj me versionin 22.0 ose tjetër version më të ri.

Por, sipas kompanisë mund të duhen disa muaj që ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë