Bashke

VLEN reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses për Ligjin për Gjuhët: Nisma është përpjekje për grusht shteti

Nga VLEN kanë reaguar pas deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, përcjell TV21. E meqenëse ligji, siç njoftoi vet Kostadinovski, mund edhe të shfuqizohet, nga VLEN këtë nismë e konsiderojnë si tentim për grusht shteti. Ata nuk duan të cenojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, por thonë se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, e njëjta do të sjellë rreziqe.

“Duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë