Bashke

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

Koalicioni VLEN përmes një reagimi thekson se “Universiteti i Ramiz Merkos, i cili është në Listën e Zezë amerikane, fitoi edhe një bakshish nga ministri po ashtu i Ramizit, Jeton Shaqiri, Akreditim për Fakultet të Mjekësisë!

“Ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme”, thuhet ne reagimin e VLEN.

“Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik”, vijon reagimi i VLEN.

“Megjithatë, veprimi i këtillë i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos, dëshmon faktin se të gjelbërit që u shndërruan në Front, janë arsyeja kryesore pse truri shqiptar braktis vendin dhe punon në Europë e gjetiu, pse në shtetin tonë intelektualët dhe profesionistët e vërtetë ikin jashtë vendit dhe shqiptarët janë përfaqësuar nga injoranca e cila po i varfëron dhe po i dëbon nga vendlindja.

Por biznesit të BDI-së dhe Ramizit, i cili ka funksionuar në stilin: merr “knishkën” e BDi-së, bli diplomë te Ramizi dhe vendin e punës e ke të sigurt, po i vjen fundi, sepse Qeveria e re do të hetojë të gjitha rastet e manipulimeve me shitjen e diplomave dhe funksionimet e Universiteteve siç është universiteti “Merko””, thuhet në reagimin e VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë