“Alonso, Zidane” – Intervistë interesante e Granit Xhakës

Granit Xhaka është “sfiduar” me pesë pytje jo të zakonshme nga faqja zyrtare e Bundesligës.

Mes pyetjeve të tjera, ylli nga Kosova iu kërkua të tregonte tre vendet e tij të preferuara në të cilat ka kaluar pushimet.

Xhaka përmendi të parën Prishtinës, kurse dy vendet tjera ishin Turqia dhe Meksika.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit u pyet edhe se kush janë dy ish-lojtarë me të cilët do të donte të kishte luajtur përkrah tyre.

“Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane”, ishtë përgjigja e reprezentuesit të Zvicrës.

“Familja ime”, ishte përgjigja e tij kur iu kërkua të thoshte një këshillë që i është dhënë dhe që do ta ketë me vete përgjithmonë.

Granit Xhaka gjithashtu ishte i saktë në pyetjen se kush janë pesë përforcimet e verës së kaluar të Bayer Leverkusenit, si dhe kush janë zviceranët që luajnë në Bundesligë.