ARSA, shkrimtarja 10 vjeçare nga Çairi

Arsa Rexhepi është vetëm 10 vjeçare dhe tanimë ka botuar librin e saj të parë “Vjersha për fëmijë”.

Shkrimtaren e re Arsa, e cila është nxënëse e klasë së pestë në Shkollën FIllore “Hasan Prishtina” të Komunës së Çairit e prita sot në Kabinetin tim ku edhe ma dhuroi librin e saj me poezi të mrekullueshme.

Kësaj nxënëse të shkëlqyeshme i urova të arrijë majat e suksesit dhe e inkurajova që mos të ndalojë asnjëherë në synimet e saja sepse ajo tanimë është një shembull i shkëlqyeshëm për gjithë shoqërinë duke qenë shkrimtare në një moshë kaq të re.
Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj Komuna e Çairit gjithmonë mbështesim pa masë talentet e tilla, që na bëjnë të ndjehemi krenarë me të arriturat e tyre.