Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjfucës përmes një statusi në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar lajmin e rremë të TetovaSot të lansuar përmes një interviste të cunguar të kryeparlamentarit Konjufca.
Kërçeli i bën thirrje portalit TetovaSot të publikojë intervistën e plotë.
Më poshtë keni demantin e shefit të kabinetit të Glauk Konjufcës:
“Rreth prononcimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për portalin TetovaSot.
Kryetari Konjufca është përgjigjur kështu:
1.Nuk kam informacion për këtë takim Taravari-Mickoski por po e marrë për të mirëqenë.
2.Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra tjetrën, dhe këtu nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
3.E kam përcjellë kandidaten e VMRO-së për Presidente të MV. Konceptet që i ka shpjeguar ajo në fushatë janë antishqiptare. Nuk mendoj që bën të mbështetet një opcion i tillë.
Përndryshe i bëj thirrje gazetarit ta postojë intervistën e plotë”.
https://www.facebook.com/ilir.kerqeli/posts/10160439697379635?ref=embed_post