Izet Mexhiti: Do të inicojmë fuzionimin e 3 universiteteve shqipe

 

Kryetari i Lëvizjes Demokratike për emisionin 360 mes tjerash deklaroi:”Për shumë çështje nuk na kanë faj vetëm pala maqedone, siç është çështja e arsimit.
Edhepse janë 3 universitete në gjuhën shqipe, prap 30-40% të maturantëve më të mirë shkojnë dhe studiojnë në universitetin Shën Qirili dhe Metodi, pra në gjuhën maqedone.
Kjo na detyron që të dalim me idenë e fuzionimit të tre universiteteve të cilat nuk kanë nevojë të mbyllen, mund të vazhdojnë të funksionojnë njëri për shkencat teknike, njëri për shkencat natyrore e tjetri për shkencat shoqërore, por me fuzionimin e tyre me automatizëm do të rritet vlera e atij universiteti, do të përparojë në listën e Shangait, pra studentëve do ju ofron një diplomë shumë më të vlefshme.”