Kasami: Kemi ministra shqiptarë, por shqiptarët janë të diskriminuar si asnjëherë më parë

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21 ka folur për Qeverinë aktuale.

Tha se edhe pse gjysma e ministrave janë shqiptarë, shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar. Si rast e ka përmendur ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Sot kemi gjysmën e ministrave në Qeveri shqiptarë, por sot shqiptarët ndjehen më të diskriminuar se kurrë. Sot edhe Ministritë të cilat udhëhiqen nga shqiptarët, i diskriminojnë shqiptarët. Ne kemi rastin tipik me ministrin e Arsimit. Është turp që ministri i arsimit është shqiptar, kur edhe më tutje nxënësit nuk kanë libra. Unë jam në Komunën e Tetovës dhe për vite me radhë alarmoj për këtë”, tha Kasami.