Kishin ngecur në baltë, përmirësimi i motit lejon njerëzit të largohen nga festivali

Kushtet e motit në festivalin Burning Man në Nevada, SHBA janë përmirësuar mjaftueshëm sa për të lejuar largimin e pjesëmarrësve. Stuhitë e kthyen festivalin e mbajtur në një shkretëtirë në Nevada në një moçal balte.

Terreni është tharë dhe mjetet mund të lëvizin pa ngecur ndërsa nga fotot e publikuara duken rulotët që largohen.

Rreth 72.000 njerëz kishin ngecur në baltë prej ditës së diel por tashmë organizatorët shprehen se janë gati për një ‘eksod’.

Vdekja e një personi gjatë festivalit është konfirmuar se nuk ishte e lidhur me kushtet jo të favorshme të motit. Urgjenca ishte thirrur për t’i dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit, por pa sukses.

Finalja e festivalit që përkon me djegien e një statuje druri është shtyrë për në mëngjesin e së hënës. Rrebeshi mbi shkretëtirën Black Rock ishte më i denduri që ka rënë që kur festivali Burning Man u organizua 30 vite më parë.