Klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, Man United në vendin e tretë

Klubet më të famshme në botën e futbollit janë radhitur duke u bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale, me Manchester United që renditet në pozitën e tretë.

Dominimi i United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson nga 1986 deri në 2013, tani duket sikur një memorie e zbehur, pasi më herët ishin cilësuar si njëri nga klubet më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri.

Sidoqoftë, me emra si David Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho, Ralf Rangnick, Ole Solskjaer dhe tani Erik Ten Hag,  United kanë zbritur gradualisht në tabelën e klasifikimit.

Një studim nga Football Benchmark e ka llogaritur shumën totale të ndjekësve të klubeve të mëdha në Facebook, X (ish-Twitter), Instagram, YouTube, TikTok.

Shuma totale e ndjekësve të United qëndron rreth 224.5 milionë, ndërsa gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Barcelona mbajnë dy vendet e para.

Los Blancos kryesojnë tabelën me 415 milionë ndjekës, ndërsa Barcelona e Xavit pozicionohet pas tyre me 391 milionë ndjekës.

Shifra totale e ndjekësve për klubet tjera:

1. Real Madrid – 415 milionë ndjekës

2.Barcelona – 391 milionë ndjekës

3.Man United – 224 milionë ndjekës

4.PSG – 189 milionë ndjekës

5.Man City – 156 milionë ndjekës

6.Chelsea – 151 milionë ndjekës

7.Juventus – 147 milionë ndjekës

8.Liverpool – 136 milionë ndjekës

9.Bayern – 130 milionë ndjekës

10.Arsenal – 104 milionë ndjekës

11.Tottenham – 95 milionë ndjekës

12.AC Milan – 70 milionë ndjekës

13.Inter – 64 milionë ndjekës

14.Dortmund – 57 milionë ndjekës

15.Flamengo – 52 milionë ndjekës

16.Atletico Madrid – 50 milionë ndjekës

17.Al Ahly – 46 milionë ndjekës

18.Galatasaray – 44 milionë ndjekës

19.Al Nassr – 43 milionë ndjekës

20.Roma – 35 milionë ndjekës