“Kritikat? Futbolli është i tillë”, Leao: Ishte bukur që u riktheva te goli pas 5 muajsh

Sulmuesi i Milan-it, Rafael Leao ka prezantuar librin e tij “Buzëqeshje” dhe nga ky eveniment nuk kishte si të mos fliste për rrugëtimin e tij me “kuqezinjtë”.

Në prononcimin e dhënë për mediet nga ky eveniment, portugezi u shpreh i lumtur që u rikthye te golin, ndërsa për kritikat theksoi se kur luan futboll janë normale.

“10-ta është një fanellë ndryshe, për lojtarët që sjellin diçka ndryshe në fushë. Doja ta vishja sepse ishte një fanellë e rëndësishme në historinë e Milan-it dhe ndihem si një lojtar i rëndësishëm. Shënimi ndaj Atalanta-s ishte i bukur, nuk kisha shënuar për 5 muajsh në Serie A, ishte thelbësore. Kritikat? Futbolli është i tillë, por e rëndësishme është skuadra”-deklaroi Leao.