Kujdes me stresin e tepërt, këto janë 7 organet që dëmtohen lehtësisht prej tij

Një nivel shumë i lartë i stresit mund të çojë në rritjen e kolesterolit, presionit të gjakut dhe gjithashtu shkakton dëmtim të arterieve koronare.

Stresi është një gjendje e tensionit fizik dhe emocional, një reagim i trupit ndaj situatave ose mendimeve, në përgjithësi i shkaktuar nga zhgënjimi, zemërimi ose nervozizmi. Kur është i pranishëm në doza të vogla, stresi është pozitiv: është reagimi i duhur i trupit që na lejon të shmangim një rrezik të afërt ose një situatë të rrezikshme . Stresi i tepërt, megjithatë, rezulton të jetë shumë i ndryshëm dhe i dëmshëm.

Ka disa organe që stresi i pranishëm i dëmton më shumë sesa të tjerat:

Lëkura

Tensioni i shkaktuar nga stresi bën që trupi të reagojë me një përgjigje inflamatore e cila, në lëkurë, shkakton bllokimin e poreve. Ky bllokim bën që lëkura të skuqet dhe të grumbullohet sebum ose qelb. Si përfundim, stresi mund të jetë një nga shkaqet e shfaqjes së akneve në fytyrë.

Mushkëritë

Stresi i tepërt dobëson funksionin e mushkërive dhe ul reagimin e tyre imunitar ndaj agresionit të agjentëve të jashtëm . Një studim i kryer nga Universiteti i Sao Paulos tregoi një lidhje të mundshme midis astmës dhe stresit.

Zemra

Një nivel i lartë stresi ndikon në rritjen e kolesterolit , presionit të gjakut dhe triglicerideve në qarkullimin e gjakut . Njerëzit që vuajnë nga stresi kronik shpesh vuajnë nga anomalitë e ritmit të zemrës.

Sytë

Stresi i tepërt fizik dhe emocional mund të shkaktojë dridhje të syve , për shkak të stimulimit të muskujve të vegjël përgjegjës për ngritjen e qepallave. Për më tepër, stresi mund të shkaktojë inflamacion dhe shikim të paqartë.

Mëlçia

Akumulimi i hormoneve të stresit çon në ndryshimin e një sërë qelizave të pranishme në mëlçi të quajtura limfocitet citolitike, përgjegjëse për shkatërrimin e hepatociteve , duke shkaktuar një shpërthim të sëmundjeve tipike të mëlçisë.

Truri

Dozat e larta të stresit stimulojnë prodhimin e një hormoni të quajtur kortizol. Kortizoli i tepërt , nga ana tjetër, ndikon negativisht në korteksin frontal, zonën e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe vendimmarrjen.

Veshkat

Rritja e niveleve të kortizolit, e shkaktuar nga stresi, mund të ndryshojë procesin e sekretimit të fosfatit nga veshkat. Nga ana tjetër, ky ndryshim mund të shkaktojë dobësi të muskujve dhe ndryshime kockore si rakitizmi.