Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri

Që prej se Klopp njoftoi për vendimin e tij për larigm nga Liverpooli në fund të sezonit, shumë kandidatë u përmendën për ta zëvendësuar gjermanin në stol.

Tashmë Liverpooli ka përparuar në këtë aspekt, dhe ata janë shumë afër emërimit të Arne Slot si pasues i Jurgen Kloppit në fund të sezonit.

Për shumë javë, dukej se trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, ishte kandidati kryesor për stolin e ‘Të Kuqve’.

Gazetarja e afërt me Liverpoolin, Melissa Reddy, ka shpjeguar arsyen pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajnerin e tyre të ri.

“Ai i plotësoi disa kritere për të hyrë në listën e ngushtë, por pika kryesore ishte filozofia e tij e lojës dhe kjo ishte shumë ndryshe”.

“Atij i pëlqen të luajë me tre lojtarë në mbrojtje, diçka që nuk i përshtatet ekipit aktual të Liverpoolit për momentin”.

“Po ashtu edhe vizioni i tij afatgjatë nuk përputhej me atë të Liverpoolit. Dhe, mbani mend, Liverpooli luan njësoj në të gjitha grupmoshat, kështu që ju nuk doni ta prishni këtë”, ka thënë Reddy.