Mexhiti i reagon Osmanit: I pengon VV-ja, por jo ardhja e Sergej Lavrovit

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në aktivitetin e LEN-it ka folur edhe për intervistën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në TV21.

Ai tha se Osmanit i pengon ardhja e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, por jo edhe ardhja e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

“Para se të filloj me fjalimin, patjetër e kam të ndalem, sepse mbrëmë në televizionet tona ma kthye ndjenjën e dikurshme të viteve të ’90-ta të Tanjug”-ut të RTS-së ku Bujar Osmanit dhe ministrave shqipfolës ju pengon shumë ardhja dhe aktivizimi i Vetëvendosjes ose Albin Kurtit, por nuk i pengon që pas luftës së Ukrainës Europën ta shkel nëpërmjet Maqedonisë së Veriut zotëri Sergej Lavrov dhe nikoqiri i tij të jenë Bujari dhe qeveritarët tanë”, tha Mexhiti, transmeton TV21.

https://www.facebook.com/watch/?v=3741942112700512