Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe Bartës Liste për Njësinë Një, nga Berlini për mërgatën shqiptare atje, ka thënë se BDI-ja ka devijuar rrugën dhe se i pengon Kosova dhe prania e saj në Maqedoni të Veriut.
“Shqiptarët e Shkupit, një pjesë të familjes e kanë në Shkup e pjesa tjetër në Han të Elezit dhe Kaçanik, andaj ne jemi të pandashëm me Kosovën, kështu që më vjen neveri nga BDI-ja se si po nxjerrin vrerë dhe frikësohen nga prania e Kosovës”, ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti nga Gjermania ka kërkuar që mërgata të mobilizohet, duke thënë që bashkimi i shqiptarëve është mënyra e vetme për të zhvilluar atëdheun tonë të përbashkët e sidomos ndryshimet politike që po i sjellë VLEN në skenën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.