Mexhiti: Nëse s’bëhen pjesë e opozitës, ASH-ja shkon dëm si subjekt! (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se elektorati i Aleancës për Shqiptarët është opozitar dhe se ASH-ja duhet ta kuptojë këtë dhe të bëhet pjesë e opozitës shqiptare, shkruan TV21. Mexhiti thotë se ASH hyri në Qeveri me pretekstin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa në resorin që drejtojnë ata, Mexhiti thotë se u bënë ndryshimet e Kodit Penal.

“Mendoj se do të dinë ta dëgjojnë elektoratin dhe strukturat e tyre, përndryshe do të shkojnë dëm si subjekt për shkak se preteksti i fundit ishte që kanë hyrë në Qeveri për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe nuk po ndodhin ndryshimet kushtetuese, por në resorin e tij ndodh ndryshimi i Kodit Penal që ia fal veprat Nikolla Gruevski, Mijallkovit dhe krejt të tjerët”, tha Mexhiti./tv21.tv

https://www.facebook.com/watch/?v=145542218641720