Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozita shqiptare është e gatshme që të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe të merr përgjegjësi , me qëllim, siç thotë Mexhiti organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.
“Nëse VMRO nuk do që të marrë pjesë, opozita shqiptare dmth pranon dhe do të votojë qeverinë teknike, mendojmë se edhe kësaj radhe është e duhur qeveria teknike, posaçërisht pasi që në të kaluarën ka qenë problem pjesa e regjimit të Gruevskit, tani më është problem mbetja e këtij regjimi. Ne nuk e kemi problem që të marrim përgjegjësinë dhe fillimisht pra në funksion të organizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike”, tha Mexhiti për TV21.