Bashke

Mexhiti: Nëse VMRO-ja nuk dëshiron që të bëhet pjesë e qeverisë teknike, ne jemi gati për të marrë përgjegjësi

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozita shqiptare është e gatshme që të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe të merr përgjegjësi , me qëllim, siç thotë Mexhiti organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

“Nëse VMRO nuk do që të marrë pjesë, opozita shqiptare dmth pranon dhe do të votojë qeverinë teknike, mendojmë se edhe kësaj radhe është e duhur qeveria teknike, posaçërisht pasi që në të kaluarën ka qenë problem pjesa e regjimit të Gruevskit, tani më është problem mbetja e këtij regjimi. Ne nuk e kemi problem që të marrim përgjegjësinë dhe fillimisht pra në funksion të organizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike”, tha Mexhiti për TV21.

https://fb.watch/oU2orAUZDM/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë