“Unë si njeri asnjëherë nuk i kam politizuar këto gjëra, sepse është çështje e fateve njerëzore dhe e vuajtjeve që përjetojnë familjet, por nuk mundem si person të mos ju kujtoj ato fushata që ka bërë LSDM në të kaluarën”. Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për zhvillimet në Onkologji.
“Ju kujtohet rasti i Tamarës së vogël, ju kujtohen rastet me ato stola që duhej të simbolizonin jetët e humbura dhe që u lanë para dyerve të kryetarëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së, ju kujtohen protestat e Revolucioni shumëngjyrësh që abuzoi me jetë njerëzore për të marrë pikë të vogla”, tha Mickoski.
Ai theksoi se nuk është faji i tij që do drejtori i Onkologjisë shihet në selinë partiake të LSDM-së duke bërë trajnime apo drejtorin ekonomik nga BDI-ja duke u përqafuar nga kryesia e BDI-së”.