Nuk ka ndodhur nga viti 2006, Italia e dyta në renditjen e UEFA-s

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrtarisht e dyta në klasifikimin e UEFA-s.

Dy finalet e Interit në Liga Europa dhe Ligën e Kampionëve, dy finalet e Romës, në Ligën e Konferencës dhe Liga Europa, si dhe dy finalet radhazi të Fiorentinës në Ligën e Konferencës bëjnë që Italia të shkëputet nga Gjermania në renditjen e këtij sezoni, ndërsa në atë në total të pesë viteve të fundit, zë vendin e dytë vetëm pas Anglisë.

Në këtë moment, Italia lë pas Spanjën ndërsa pritet që në momentin kur të hiqet nga llogaria sezoni 2019/2020, atëherë Italia të fitojë edhe më shumë terren ndaj Spanjës. Periudha e fundit kur Italia mbante vendin e dytë në renditjen e UEFA-s ishte në vitin 2006.

Sa i takon, Gjermanisë, në klasifikimin e pesë viteve të fundit ata renditen të katërtit, ndërsa në vendin e pestë është Franca.

Renditja aktuale për pesë vitet e fundit

1) Anglia – 104,303 pikë

2) Italia – 89,426 pikë

3) Spanja – 89,239 pikë

4) Gjermani – 86,338 pikë

5) Franca – 66,831 pikë