Përkrahje e fuqishme për Lidhjen Europiane për Ndryshim nga DIASPORA!

Në vazhdën e takimeve, liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, mbrëmë qëndruam në Bern, ku në mënyrën më të mirë të mundshme u pritën nga mërgimtarët tanë me ç’rast shfaqën interes të jashtëzakonshëm.

“Bashkarisht biseduam për shumë tema dhe çështje që kërkojnë zgjidhje, tema për të cilat sa ne, aq edhe diaspora jonë e mrekullueshme tregonte interes si dhe u njohëm nga afër me propozimet dhe potencijalin e diasporës për të pasur rol më të drejtëpërdrejtë në zhvillimet në vendin tonë të përbashkët.

Komunikimi dhe takimet me diasporën do të jenë permanente, me qëllimin e vetëm, shtetin tonë, ta bëjmë vend më të mirë për jetesë!Falemnderit nga zemra të gjithëve që ndatë kohën dhe erdhët për të na takuar! NDRYSHIMI PO VJEN!”