Qoku: Bujari përpiqet të bëjë figurë në krah të Taravarit

Bekim Qoku, përfaqësuesi i VV-së në RMV, ka komentuar pamjet që shfaqën sot dy kandidatët presidencial Arben Taravarin e VLEN-it dhe Bujar Osmanin e BDI-së, krah njëri tjetrit në namazin e xhumasë, në një xhami të Gostivarit.

“Bujar Osmani përpiqet të bëjë figurë të mirë në krah të fisnikërisë së natyrshme të Arben Taravarit.
Ai do që të bëhet i mirë duke e ftuar mirësinë e Arben Taravarit.
Ai mendon se fiton pikë kur barazohet me Arben Taravarin.
Ai do të mbesë vetëm kopjac i sjelljes së Arbenit, sepse ai është kalitur dhe ngritur si politikan nën regjimin e Gruevskit dhe Mijallkovit.
Në fakt mirë bën, sepse më në fund e paska kuptuar që populli nuk i duron më kopjet e adhuruar të BDIstëve si presidenti dy herë i votuar prej tyre Gjogji Ivanov.
#ArbeniVLEN vs Bujari anti-Vlen”, ka shkruar Qoku.