Qytetarët e bëjnë “për pesë pare” Sadulla Durakun

Dje ishte ditë e shënuar e historisë kombëtare shqiptare, Dita që shënon Lidhjen e Prizrenit.

Mes shumë politikanësh e veprimtarësh shoqërorë, edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti shkruajti status urimi.

Ajo që ra në sy ishte komenti i Sadulla Durakut, ish-bashkëpartiakut të Izet Mexhitit, i cili në opinion njihet për poste të panumërta e funksione qeveritare, por nuk shquhet as për nga qëndrimet e tij politike, as për paraqitjet publike, përpos gafave të rënda. E duket se komenti në statusin e Mexhitit u kthye në gafën e rradhës, duke qenë se teksti ishte i pakuptimtë dhe me shumë gabime drejtshkrimore.

Gjithsesi, siç duket Izet Mexhiti e ka injoruar këtë koment, por këtë nuk e kanë bërë qytetarët, të cilët në numër të madh në mënyrat më kreative kishin ironizuar e kritikuar Sadulla Durakun, duke ia përkujtuar disa nga gafat e tij në të kaluarën.

Mbetet të shihet nëse komentimi nëpër facebook statuse do të jetë njëri nga hapat e paralajmëruara të Frontit Evropian në ‘betejën’ e tyre për të qenë në qeveri. Nëse gjykojmë nga opsesioni me rrjetet sociale i Artan Grubit, njeriut që është më përgjegjësi për komprometimin e BDI-së dhe strategjive të komunikimit të cilat u treguan katastrofale, atëherë nuk është për t’u çuditur nëse shumë shpejtë edhe eksponentë të tjerë të lartë të BDI-së fillojnë të merren me komentime nëpër rrjete sociale.