Rastet shëndetësore kur frutat e thata ju dëmtojnë organizmin

Frutat e thata janë një element përgjithësisht i shëndetshëm për çdo regjim ushqimor.

Por nëse nuk mbani nën kontroll racionet e frutave të thata, efektet e tyre në shëndet bëhen negative, sidomos kur vjen puna tek pesha.

Nëse frutat i hani direkt nga qesja, tendenca për ta tepruar është e madhe.

Në këtë mënyrë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë ngrënien e tyre me sasi.

Një racion i përshtatshëm është maksimumi dy lugë gjelle me fruta të thata në ditë.

Një tjetër rekomandim tjetër  është që të shmangni frutat e thata të paketuara me sheqer shtesë.

Problemet që shkaktojnë frutat e thata

Në këtë artikull  do të mësoni për 4 problemet që shkaktojnë frutat e thata për njeriun.

Problemet me sistemin tretës

Frutat e thata përmbajnë shumë fibër, e cila përmirëson shëndetin dhe lëvizjen e zorrëve.

Megjithatë, niveli i lartë i fibrës e shqetëson stomakun, veçanërisht nëse jeni njerëz që nuk para konsumoni ushqime të pasura me fibër.

Frutat e thata mund të shkaktojnë shtrëngime në stomak, fryrje, konstipacion ose diare.

Këto efekte anësore mund t’i shmangni nëse konsumoni vetëm sasi të vogla ditore të frutave të thata.