Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

Tërmet me një intensitet  prej III ballë sipas Shkallës  Makrosizmike Evropiane është ndjerë mbrëmë në ora 23 e 37 minuta në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër dhe rrethinë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë  127 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë fqinje, me magnitudë lokale Rihter   ML3.2.