Rilind Musa arrin sukses në Botërorin e bodybuildingut dhe fitnessit

Rilind Musa e ka shënuar suksesin më të madh të garuesve kosovarë në Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.

Musa u rendit i pesti nga 16 garues në kategorinë “Men’s Physique -179 cm”.

Granit Kuleta u rendit i shtati nga 14 garues në kategorinë deri në 95 kg, ndërsa Kushtrim Bajraktaraj, doli i 11-ti prej 18 garuesve në -85 kg.

Shpresojmë që garuesit kosovarë të kenë më shumë fat në garat e radhës.