“Shpërthejnë” biletat e Evropianit në tregun e zi, ja sa shitet një biletë për Shqipërinë

Biletat për të parë një ndeshje të Kroacisë në fazën e grupeve të Kampionatin Evropian kanë dalë në tregun e zi në Kroaci.

Kroacia, si kundërshtare e Shqipërisë në Grupin B, do të ketë punë edhe me Italinë e me Spanjën.

Një biletë sipas formatit të ri të UEFA-s varion nga 30 euro më e lira deri në 100, ndërsa në tregun e zi çmimet janë shumë më të lartë.

500 euro kushton një biletë në tregun e zi për të parë një ndeshje të Kroacisë, përfshirë këtu edhe atë ndaj Shqipërisë.

UEFA për herë të parë në këtë kampionat aplikon një sistem sipas të cilit tifozët e të gjitha kombëtareve do të kenë në dispozicion 10 mijë bileta për të gjitha ndeshjet e kompeticionit në grup, pavarësisht kapacitetit të stadiumit ku luhen ndeshjet.Ky është përparim në krahasim me sistemin e mëparshëm, ku tifozët kishin një përqindje të caktuar të stadiumit, kështu që tifozët nuk do të privohen nëse kombëtarja e tyre luan në një stadium më të vogël. Në fazat e mëtejshme të garës, kjo shifër ndryshon. Për shembull, për fazën e 1/16-të dhe çerekfinalet, tifozët e secilës kombëtare do të kenë nga 6000 bileta secili, 7000 bileta për gjysmëfinalet dhe 10000 bileta për finalen. .Federata Kroate e Futbollit, në marrëveshje me UEFA-n, do të sigurojë blerjen e drejtpërdrejtë të biletave të destinuara për tifozët kroatë për një pjesë të tifozëve më besnikë sipas sistemit që është aplikuar në ndeshjet e fundit kualifikuese.Kështu, për çdo ndeshje në fazën e grupeve, 500 tifozët me më shumë frekuentim në ndeshjet e kombëtares në pesë vitet e fundit do të marrin informacion në e-mailin e tyre për mundësinë e blerjes direkte deri në dy bileta përmes portalit të biletave të UEFA-s, përveç shortit.