Ka shkuar në 118 numri i viktimave dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar nga tërmeti 6.1 ballë ka mbetur i plagosur që goditi mbrëmë provincën veriperëndimore të Kinës, Gansu dhe Qinghai.
Ky është tërmeti më vdekjeprurësi që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili mori pothuajse 2700 jetë.
Disa ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja. Më shumë se 5,000 shtëpi janë dëmtuar, si dhe rrugët, si dhe furnizimet me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë dhe me temperatura nën -13 gradë Celsius, për të kërkuar të mbijetuarit.
Qeveria ka dërguar ekipe të punëtorëve të shpëtimit për të ndihmuar ekuipazhet e emergjencës lokale
Presidenti kinez Xi Jinping ka bëri thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në operacionet e kërkimit e shpëtimin, si dhe garantimin e sigurisë së të mbijetuarve.
Sipas të dhënave nga shërbimet sizimike ndërkombëtare, tërmeti kishte epiqendër 12 kilometra në thellësi. Shërbimi Gjeologjik i SHBA Usgs ka identifikuar epiqendrën pranë qytetit të Linxia, ndërkohë që pasuan disa lëkundje të forta.