Urim special nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Festës më të madhe të shqiptarëve i janë bashkuar edhe dy yjet e diasporës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Futbollisti i Çikago Fajr ka shkruar “Urime 111 vjetorin”, duke ia përcjellë një figurë zemër, ndërsa në foto i ka shfaqur heronjtë kombëtarë, Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

Kurse, Xhaka e shfaqi një fotografi të tij në fanellën e ekipit aktual, Bajer Leverkuzeni, me ngjyra kuq e zi, ndësa ka shkruar: Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë Shqipëri”, duke ia përcjellë formimin e shqiponjës dykrenore me duar.

Ndonëse e përfaqësojnë Zvicrën, ata nuk e kanë fshehur asnjëherë faktin se me rrënjë janë shqiptarë, duke e formuar madje edhe shqiponjën dykrenore me duar kohë pas kohe dhe atë në ndeshje mjaft të mëdha dhe domethënëse.