Opozita shqiptare VLEN ka vazhduar me hapjen e shtabeve në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sonte, drejtuesit e VLEN-it, kanë qëndruar në Likovë, ku është bërë hapja e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.
Në Likovë qëndruan liderët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi. Ndërsa në Bogovinë u hap po ashtu shtabi zgjedhor partiak ku ishin të pranishëm Arben Taravari, Bilall Kasami, Bekim Qoku dhe përfaqësues tjerë partiak.
Po ashtu sonte do hapet shtabi partiak edhe në komunën e Studeniçanit.
Nga opozita shqiptare, pohojnë se fryma e fitores dhe ndryshimit ka prekur çdo cep të vendit tonë, dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.(INA)