Zjarret në Los Angeles kanë vrarë 10 njerëz, shkatërruar më shumë se 10 mijë banesa ndërsa të paktën 180 mijë banorë janë evakuuar.
Të martën, erërat me forcë uragani shpërthyen prush në ajër, duke ndezur zjarre nga një bllok në tjetrin, duke shkatërruar një sipërfaqe prej rreth 117 kilometra katrorë gjatë ditëve të ardhshme.
Që nga mbrëmja e së enjtes, pesë zjarre u ndezën rreth Los Anxhelosit, tre prej tyre krejtësisht jashtë kontrollit.
Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit nga zjarri në Palisades, i cili djegi vijën bregdetare përgjatë lagjes Malibu ku shumë të famshëm kanë shtëpi.