Industria e turizmit dhe operatorët turistikë në të gjithë botën janë vënë në lëvizje, sidomos pas numrit të madh të kërkesave për pushime nga e gjithë bota. Pas pandemisë së Covid-19, dëshira për udhëtime të reja është në nivele të paparashikuara, ndaj dhe operatorët turistikë dhe hoteleria është vënë në dispozicion të turistëve që duan përvoja të reja.
Por, cilat do të jenë tendencat dominuese të udhëtimeve për vitin tjetër?
#1 Udhëtim në grup për detoks dixhital
Psikologjia e këtij udhëtimi është krijuar për shëndetin mendor, pse jo edhe atë fizik. Një grup turistësh zgjedhin që të bëjnë këtë udhëtim bashkë, duke qëndruar në hotele të dedikuara për detoksin dixhital. E thënë me fjalë të tjera: heqje dorë nga teknologjia, pajisje si iPad, laptop, telefon, PC, etj. Grupe miqsh apo familjarësh bëhen bashkë për të krijuar një përvojë individuale, por edhe në grup pa asnjë ndërveprim me botën jashtë përmes teknologjisë, telefonit, televizorit e plot pajisjeve të tjera.
#2 Turizimi i gjumit
Sipas Hilton Corporation, kompani hotelerie, e cila ka bërë këtë studim, në vitin e ardhshëm, arsyeja numër një pse njerëzit do të duan të udhëtojnë gjatë 2024-ës është pushimi dhe “rikarimi” me energji të reja. Kjo do të thotë se dyshekët e dedikuar për një gjumë cilësor, kufjet që izolojnë zhurmat e jashtme dhe maskat e gjumit do jenë thelbësore në këtë lloj pushimi.
#3 Udhëtime të frymëzuara nga filmat
#4 Destinacione jo shumë të populluara
Njerëzit do të anashkalojnë vendet që janë të njohura dhe do të zgjedhin një destinacion më pak të njohur, me më pak njerëz dhe me çmime më të arsyeshme.
#5 Një turne turistik
Dëshironi një destinacion pak më të shtrenjtë? Njerëzit do të zgjedhin që jo vetëm të pushojnë, por edhe të ndjekin koncertet e artistëve të tyre të preferuar.
#6 Qëndrime të gjata
Sipas ekspertëve të udhëtimeve, një metodë e re që duket se po funksion është qëndrimi një javor në një destinacion që nuk është kryeqytet botëror, por një qytet më i vogël ose një rajon rural.