Bashke

9 mësimet e fuqishme nga ‘Babai i pasur, babai i varfër’

Edhe nëse nuk e ke lexuar librin “Baba i pasur, baba i varfër”, disa mësime të vlefshme për t`u bërë i pasur i gjen këtu.

Ne të gjithë kemi nevojë për edukim finaciar

Shumica e studentëve mbarojnë shkollën dhe kanë zero aftësi financiare. Ata mësojnë si të bëjnë disa para, por nuk e kanë idenë se si të bëjnë më shumë para nga paratë e tyre, apo si t`i shpenzojnë paratë. Kështu që kushdo duhet të ketë edukim ekonomik për të menaxhuar siç duhet paratë që fiton.

Diferencat mes të pasurve dhe të varfërve

Të pasurit:
E para – Nevojat
E dyta – Investimet
E treta – Dëshirat

Të varfërit:
E para – Dëshirat
E dyta – Nevojat
E treta – Investimet

Kjo është arsyeja kryesore pse të pasurit i bëjnë paratë e tyre të punojnë për ta, kurse të varfërit dhe shtresa e mesme punojnë çdo ditë për të fituar paratë e tyre.

Ndrysho veten

Pranoje që je ti fajtori dhe nuk është familje jote shkaktari që je i varfër. Kur ta kuptosh që problemi je ti, atëherë gjithçka do të ndryshojë. Si mund ta ndryshosh veten?

Lexo çdo ditë
Hidhu në veprim
Hiq dorë nga një ves
Rrit aftësitë e tua më tej
Mundi frikërat
Dil nga zona e rehatisë
Fokusohu tek lista ‘çfarë duhet të bëj’
Shkruaji një letër vetes tënde të ardhshme
Mëso nga njerëzit që të frymëzojnë

Përdor bilancin për të llogaritur paratë

Bilanci është gjëja më e rëndësishme nëse do të jesh i pasur.
Asetet: Paratë që hyjnë në xhep
Detyrimet: Paratë që dalin nga xhepi

Të pasurit janë ata që sigurojnë asete, ndërkohë që të varfërit janë ata që kanë vetëm detyrimet.

Si taksat janë në favor të të pasurve

Historikisht taksat janë bërë për të ndëshkuar dhe rënduar shtresën e mesme dhe të varfër. Të varfrit taksohen përpara se të shpenzojnë, ndërkohë që të pasurit vetëm pasi shpenzojnë.

Po cilat janë katër shtyllat për t`u bërë i pasur?

Bilanci: Aftësia për të lexuar dhe kuptuar dokumentet financiare.
Investimi: Shkenca që të bësh paratë të bëjnë para për ty. Kjo kombinohet me kreativitet dhe formula.
Të kuptosh tregun: Kërkesë – Ofertë.
Të kuptosh ligjet dhe taksimin dhe të dish si t`i shmangësh.

Mos e ngatërro profesionin tënd me biznesin tënd

Ti punon së pari për shefin tënd, pastaj për shtetin përmes taksave dhe në fund për bankën që mban përqindjet e veta nga kredia. Por harroni të rrisni asetet tuaja. Ti mund të vazhdosh të punosh çdo ditë, por ndërkohë këto para duhet t`i përkthesh në asete.

Nëse qoftë edhe 1 dollar e vendos në llogarinë e kursimeve, mos e nxirr më kurrë që aty për qëllime të tjera, veçse për investim.

Ku të investosh?
Në tregjet e stokut
Në prona të patundshme për t`i lëshuar me qira
Në Bono Thesari
Në flori
Nëse do shtosh një detyrim ekstra, së pari bli një aset dhe bëj që ky aset të të japë para që të paguash më pas këtë detyrim.

Mendja jote është aseti më i madh që ke

100 vjet më parë industria ishte pasuri. Sot, informacioni është pasuri.
Trajnoje mendjen tënde:
Si të gjejë mundësitë
Si t`i përdorë levat
Si të organizojë pranë veten njerëz inteligjentë

Ti duhet të marrësh riskun, ta llogarisësh atë dhe të vendosësh pastaj.

Bëhu një gjeneralist më mirë sesa një specialist

Specializimi është për të marrë vetëm një rrogë. Nuk të pasuron. Puno për të mësuar, mos puno për të fituar.

E mira është të gjesh punë që të aftësojnë në komunikim, shitje dhe marketing. Këto aftësi të bëjnë të pasur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë