Forumi Rinor i Lëvizjes Demokratike mirëpriti në takim të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë
Në Shkup sot Forumi Rinor i Lëvizjes Demokratike ka mirëpritur të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky ishte një takim tejet miqësor midis përfaqësuesve të të dyja forumeve.
Bashkëpunimi i forumeve rinore të partive politike është kyç në përpilimin e politikave të mirëfillta mbi avancimin e të rinjve, krijimin e kushteve më të mira qytetare dhe e gjithë kjo duke ndarë përvojat tona dhe shembujt më të mirë se si të arrihet ky qëllim.