Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim: Edhe sa skandale duhet të bëjë që Artan Grubi të mbajë përgjegjësi politike dhe penale

Lidhja Evropiane për Ndryshim(LEN) akuzoi zëvendëskryeministrin Artan Grubi për skandale të vazhdueshme.

“Në katin e gjashtë të godinës pas nesh, e cila është pronë e ministrisë për Sistemit Politik, ndodhen zyrat e dhjetë portaleve të Artan Grubit si INDEKS.MK, DOSIA.MK, REVISTA.MK, DESK.MK, REDAKCIJA.MK DITARI.MK, DEBAT.MK, LAPSI.MK, POLITIKË.MK OPINION.MK. të cilat ai i financon me paratë e qytetarëve. Një organizim kriminel i paimagjinueshëm më parë”, theksoi Albi Qamili nga Lëvizja BESA si pjesë e frontit opozitar.

Sipas tij, siç njoftuan mediat, RADIO EVROPA E LIRË dhe PRIZMA, Artan Grubi, këto portale i ka regjistruar në emër të Iliriana Bajrami, e cila është bashkëshortja Kujtim Bajramit, shefi i kabinetit të drejtorit të Llotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, i cili njihet si njeriu më i afërt i Grubit.

“Madje njëri nga portalet, me të cilin Grubi promovohet më së shumti INDEKS.MK është i regjistruar nga vetë Përparim Bajrami.
Kjo është edhe një dëshmi se krimi dhe korrupsioni i Artan Grubit dhe Ali Ahmetit janë shndërruar në kancer për shoqërinë i cili nuk zgjedh metodat dhe nivelet. Por fillon nga tenderët më të ulta të institucioneve lokale vazhdon në tenderët e pushtetit qëndror dhe kalon deri në krijimin e mediave falco të cilat i financojnë dhe menaxhojnë duke paguar të punësuar me paratë e qytetarëve. Të gjithë kishim informata se Artan Grubi ministrinë që e menaxhon e ka shndërruar në qendër mediatike por askush nuk i imagjinonte përmasat kriminele në të cilat ai ka kaluar. E në vend që ministrinë ta shfryëtëzojë në interes të qytetarëve, ai atë e ka shndërruar në kazan propagandistik, për të sulmuar me shpifje oponentët e tij poltik, por duke mos e kursyer as edhe prokurorët dhe gjykatësit, siç ishte rasti i fundit me sulmet e organizuara mediatike ndaj kryetares së Gjykatës supreme, znj. Besa Ademi”, theksoi Albi Qamili.

Sipas tij, për këtë skandal të madh, i cili rrënon dinjitetin e mediave profesionale në vend, kërkojmë që urgjentisht të reagojnë edhe institucionet relevante që përfaqësojnë mediat dhe gazetarët.

“Pyesim publikisht, se edhe sa skandale duhet të dalin në shesh për Artan Grubin që ai të mbajë përgjegjësi politike dhe penale?! Andaj kërkojmë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski që urgjentisht të shkarkojë Artan Grubin si nga pozita e zv/kryeministrit ashtu edhe nga kjo ministri. Nëse kryeministri hesht, kjo nënkupton se ai pajtohet dhe bashkëvepron me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin që me propagandë përmes mediave falco të sulmojë gjykatësit dhe të shpif për të gjithë kundërshtarët politik”, theksoi Albi Qamili.(INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë