Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 litra/m2). Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Gjatë ditës temperaturat do të ulen dukshëm dhe reshjet e shiut do të kalojnë në të dëborës edhe në viset më të ulëta.
Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar (mbi 70 km/h) nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, pasdite me reshje shiu, të cilat kah fundi i ditës dhe në mbrëmje do të kalojnë në reshje dëbore, dhe pritet që të formohet një shtresë e vogël e dëborës, posaçërisht në viset më të larta të luginës. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 7 gradë Celsiusë. /Alsat.mk