Bashke

Bill Gates: Në 5 vitet e ardhshme çdo njeri do të ketë një robot asistent të fuqizuar nga AI

Bill Gates, një nga bashkëthemeluesit e Microsoft, bëri një parashikim për inteligjencën artificiale dhe deklaroi se së shpejti secili nga ne do të ketë një robot asistent personal.

“Në të ardhmen e afërt, kushdo që është online do të ketë një asistent personal të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, që është shumë përtej teknologjisë së sotme,” tha miliarderi.

Ai shtoi se “softueri ende është mjaft i prapambetur”, por parashikoi se kjo do të ndryshojë krejtësisht në pesë vitet e ardhshme.

Këto komente vijnë në një kohë kur bota po shikon avancimin në teknologjinë AI, me shfaqjen e platformave të reja si ChatGPT e OpenAI, Bing i Microsoft, Google Bard dhe Grok i Elon Musk.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë