Bashke

Ambasadorja Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

SHBA-të kanë futur në “listë të zezë” ish-Zv/Kryeministrin e Qeverisë së Zoran Zaevit, Koço Angjushevin, për shkak të “korrupsionit të konsiderueshëm”. Krahas Angjushevit, siç njofton KlanM, hyrja në SHBA u ndalohet bashkëshortes së saj Elizabetës dhe fëmijve Angelit dhe Ognenit.

Derisa ishte në pozitën e Zv/Kryeministrit, Angjushevi ka keqpërdorur funksionin e tij për përfitime të interesave të tij private të biznesit – njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Me veprimet e tij, Angjushevi ka minuar besimin e opinionit në institucionet e Maqedonisë së Veriut – thuhet në komunikatë.

Nga Ambasada amerikane në Shkup, siç përcjell KlanM, thonë se ky vendim dëshmon se SHBA-të mbështesin njerëzit një RMV që kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët publik të korruptuar.

“Vendimi i sotëm për ish-Zv/Kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, është edhe një dëshmi se SHBA-të do të vazhojnë t`i sanksionojnë aktorët e korruptuar në vend dhe gjithë rajonin, pa marrë parasysh pozitën e tyre, përkatësinë politike ose periudhën e keqpërdorimeve. Do të ketë sanksione tjera në Maqedoninë e Veriut, por është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në RMV” – thotë Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.

“Lista e zezë” amerikane, për funksionarë të dikurshëm dhe aktual, biznesmenë dhe të dyshuar për korrupsion, siç njofton KlanM, pandërprerë po rritet që nga Prilli i vitit 2022, kur në këtë listë, fillimisht, u gjetën ish-Kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-Shefi I shërbimit sekret, Sasho Mijalkov.

Në qershor të këtij viti, sic njofton KlanM, në listë hyri edhe Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko, kurse pastij edhe biznesmeni Jordan Kamçev me nënën e tij Ratka, si dhe biznesmeni rus Sergej Samsonenko dhe bashkëshortja e tij, Irina. Paralelisht, ishin bllokuar edhe disa kompani të tyre.

Ajo që veçon emërimin e Angjushevit për listën e sanksioneve amerikane, sic njofton KlanM, është fakti se vënia e tij në “listë të zezë” është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e jo nga Ministria e Financave të SHBA-së, sic ishte rasti me vendimet paraprake./KlanMacedonia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë