Bashke

Guardiola bën premtimin pas humbjes ndaj Aston Villa: Nëse përsërisim tripletën, tërhiqem përfundimisht

Sezonin e kaluar fituan gjithçka, mirëpo këtë sezon nuk po arrijnë të fitojnë dot ndaj askujt. “Qytetarët” e Manchester City janë zhgënjyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, që sapo lamë pas, teksa në “Villa Park” janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga vendasit e Aston Villa, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku Pep Guardiola vlerësoi kundërshtarët, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e “Qytetarëve”, teksa theksoi se në rast përsëritje të tirpletës do të tërhiqet përfundimisht nga drejtimi i skuadrave. .

“Aston Villa ishte skuadra më e mirë në fushë. Ata zhvilluan një ndeshje fantastike dhe e merituan fitoren. Nëse fitojmë sërish tripletën si sezonin e kaluar, unë tërhiqem përfundimisht. Është e sigurt kjo që po ju them”, u shpreh tekniku “katalanas”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë