Bashke

Nëse doni diçka ndryshe: Pesë alternativat më të mira si “zëvendësim” i YouTube

YouTube është bërë më agresiv kohët e fundit në përpjekjen për të ndaluar njerëzit të përdorin bllokuesit e reklamave.

Nëse nuk dëshironi të paguani për të shfrytëzuar Youtube Premium, më poshtë gjeni një listë të site-ve që mund të iu shërbejnë si “zëvendësues” të Youtube.

1. Vimeo
Kjo ueb-faqe është krijuar nga njerëzit që krijojnë filma, prandaj është një ndër zgjedhjet e preferuara për krijuesit. Për sa i përket cilësisë së videos, mund ta rivalizojë Youtube-n dhe nuk ka reklama. Funksionet e tjera i ka të ngjashme si komentet, ndjekësit dhe mundësia për të shpërndarë pamjet në rrjete sociale.

2.DTube
Kjo llogaritet një nga platformat më të mira për video e cila është e përqendruar në mbrojtjen e privatësisë suaj. Përmbajtja e saj nuk ka server universal, por ruhet në blockchain. Gjithashtu kjo platformë nuk ka reklama dhe krijuesit e përmbajtjes mund të fitojnë para të shprehura në kriptovaluta.

3. Metacafe
Kjo platformë është më e vjetër se vetë Youtube. Përmban video jo më të gjata se 90 sekonda, dhe cilësia e imazhit të tyre është përgjithësisht më e ulët se në shumicën e platformave tjera.
Gjithashtu Metacafe mund të shërbejë si një bazë e mirë për fotografi qersharake dhe mësime të shpejta.

4. Dailymotion
Njihet si një ndër platformat më të njohura të videove, e cila nuk është për çudi duke e pasur parasysh faktin se shumë njerëz thonë se është “më e përafërta që mund të krijosh pa qenë Youtube”. Përmban video deri në 20 minuta, ndërsa dizajni dhe kategoritë e tij janë të ngjashme me Youtube. E vetmja gjë, për fat të keq, është se përmban edhe reklama.

5. 9GAG TV
Karakterizohet për videot e shkurtra dhe qesharake. Është plot me GIF dhe foto qesharake që janë të zakonshme në rrjetet sociale. Përmbajtja e tij është e kategorizuar, kështu që është e lehtë për ju të gjeni atë që dëshironi. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë