Bashke

Mexhiti takoi delegacionin e deputetëve nga Republika e Shqipërisë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë, takoi sot deputeten Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga një delegacion deputetësh të Shqipërisë, sikurse edhe Ambasadorin shqiptarë në vend.

Mes tjerash duke përkujtuar se këtë vit bëhen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mexhiti tha se me këtë rast, presim që bashkëpunimi në nivel të grupeve të deputetëve për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve tona të thellohet në të ardhmen pas përfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër Mexhiti gjithashtu theksoi se zgjerimi është nga politikat më të mira të BE-së si nevojë gjeostrategjike dhe është investim afatgjatë për të gjithë Evropën në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik.

“Presim dhe shpresojmë që dy vendet tona të vazhdojnë së bashku rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Kjo do të jetë mirë edhe për vendet e tjera të rajonit, për shkak se ne ndajmë përkushtim të përbashkët për zhvillimin e gjithanshëm të Ballkanit Perëndimor”, tha Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë