Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe viset më të larta me reshje të dëborës. Në male dhe viset më të larta do të formohet shtresë e re e dëborës, ndërsa temperaturat do të bien gjithkund. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 8 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.